Rreth projektit

Shkurt 2020, Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, po organizon edicionin e dytë të "Vrapo kundër Korrupsionit". Edicioni i këtij viti është pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të "Javës së Integritetit" (www.weekofintegrity.al).
Nisma u lançua në vitin 2018, kur mbi 400 persona u bashkuan në "Vrapo kundër korrupsionit" rreth Liqenit të Tiranës. Delegacioni i Bashkimit Evropian po mbështet Qeverinë e Shqipërisë në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit me qëllim krijimin e institucioneve shqiptare transparente me standarde të larta të integritetit që do të rrisin besimin tek qytetarët dhe do të sigurojnë një shërbim cilësor dhe të pakorruptueshëm. "Vrapo kundër korrupsionit" zbatohet në kuadër të projektit "Komunikimi dhe Vizibiliteti - Kontrata e Reformës Sektoriale për Luftën kundër Korrupsionit", financuar nga Bashkimi Evropian.
Si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, Ministria e Drejtësisë është bashkë-organizator i këtij eventi. “Vrapo kundër korrupsionit" organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

 

Agjenda e aktivitetit

15:30 – 15:50 Koha e nxjemjes për pjesëmarrësit 
15:50 – 16:00 Fjalët përshëndetëse
16:00 Nis gara "Vrapo Kundër Korrupsionit"
17:15 – 17:30 Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për kategorinë e parë të fituesve (5Km)
17:30 – 17:45 Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për kategorinë e dytë të fituesve (10Km) 
17:45 – 18:00 Fjalët përmbyllëse